E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Thaçi po jep premtime të kota

GJILAN- Duke iu referuar premtimeve të liderit të PDK-së, se do të ofrojë për Gjilanin investime me vlerë 100 milionë euro; Ramush Haradinaj ka kritikuar Hashim Thaçin se po bën premtime boshe në një kohë fushate.
Sipas Haradinajt fjalët e Thacit nuk janë gjë tjetër veç “premtime në ajër”.

“Ku ishin deri dje ata njerëz që deri dje nuk investuan shuma të mëdha për Gjilanin, por pritën që këtë ta thotë gjatë fushtës”, tha Haradinaj.
Edhe kandidati i AAK-së në Gjilan, Isufi ka iroizuar me kryetarin e PDK-së duke thënë “Unë nuk do të jem ai udhëheqës i komunës që do të përurojë dhjetë herë një park”.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›