E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski: Nuk humbasim asnjë milimetër tokë

SHKUP- Kryeministri Nikolla Gruevski ka theksuar se Maqedonia nuk humb asnjë milimetër tokë nga territori i saj me marrëveshjen e kufirit me Kosovën.

“Nuk ka asnjë arsye për asnjë llojë frike nga Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Kosovën. Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër nga territori. Asnjëherë dhe me asnjëlloj çmimi do të nënshkruanim diçka që do të humbnim një milimetër, e jo më diçka më shumë nga territori i Maqedonisë”, ka theksuar kryeministri Nikolla Gruevski, duke reaguar ndaj dyshimeve të shprehura nga opozita sipas të cilës nuk bëhet fjalë për demarkacion, por për ndryshime të kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Sipas Gruevskit, opozita manipulon dhe po frikëson opinionin publik në dëm të shtetit.
“Këtë që sot po e bën opozita, nuk do t`i ndihmojë shumë”, theksoi Gruevski ndërsa theksoi se marrëveshja nënkupton stabilitet,dhe asnjë palë nuk do të jetë humbëse.
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›