E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet Rama Demi 260 mln euro

Kreu socialist Edi Rama ka publikuar demet e permbytjeve te fundit te perllogaritura nga ekspertet e opozites.

Gjate mbledhjes se grupit kuvendor socialist ne nje fjalim te gjate politik Rama akuzoi qeverine dhe kryeministrin Sali Berisha se po perpiqen ta paraqesin situaten si nje fatkeqesi natyrore kur ne fakt sipas tij eshte rrjedhoje e paaftesise se saj.

Argjinatura e Torovices eshte prove per te kuptuar se permbytjet jane rezultat i deshmtimit te Berishes. Ishte e dhimbshme dhe qesharake te shihje se fati i asaj argjinature ishte ne doren e Nikolle Lesit. Nese ai nuk do te kishte qendruar atje dite nate dhe nese nuk do te kishte hedhur gure e dhe me mjete rrethanore rreziku mund te mos ishte perballuar tha Rama.

Kreu i PS-se u shpreh se kjo paaftesi po i kushton qytetareve te Shkodres dhe arkes se shtetit 260 milione euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›