Greqi, Trojka: Liberalizoni shpejt profesionet e mbyllura
ATHINË- U zhvillua më vonë se ora e planifikuar dhe në një tjetër mjedis takimi mes ministrit të Transporteve dhe përfaqësuesve të Trojkës. Ndryshimet ndodhën për shkak të protestave të paradites në hyrjen e ministrisë së Transporteve, ku punonjësit grevistë nuk lejuan hyrjen e ekipit për takim me ministrin Ragusis.
Mësohet se Trojka ka kërkuar procedimin e shpejtë e të drejtpërdrejtë me legjislacionin për licencimin e profesioneve të mbyllura, (licencat për taksitë dhe kamionët).
Ministri Ragusis është shprehur se "kemi marrë përsipër detyrimin politik për të nxjerrë vendin nga kriza, duke ulur të ardhurat e miliona grekëve, dhe nuk dorëzohemi para kërkesave për të ruajtur privilegjet e një tjetër epokë."
(e.m/BalkanWeb)