E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter e hapur e familjes Konomi

Familja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, vrarë rreth tre javë më parë në qendër të Vlorës, kur makina me të cilën udhëtonte shpërtheu nga një bombë me telekomandë, i është drejtuar me një letër të hapur kreut të shtetit dhe atyre të drejtësisë në vend.

Në letrën, drejtuar presidentit Bamir Topi, ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi dhe nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu familja kërkon zbardhjen e ngjarjes, gjetjen e autorëve dhe mbrojtje për të dhe pronat e familjes.

Sipas letrës, familja Konomi ndihet seriozisht e rrezikut dhe kërkon mbrojtje për jetën, duke apeluar njëherësh edhe për mbrojtjen e të drejtës së pronës së tyre njohur me ligj.

Familja, njofton zhvillimin e një procesi gjyqësor ditën e hënë, duke theksuar se pret një proces te rregullt e ne përputhje me ligjin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›