E Diel, 1 Nëntor 2026

Reduktimi i taksave Bashkia e Tiranes ka pergatitur paketen e re fiskale

Bashkia e Tiranës ka përgatitur paketën e re fiskale, e cila parashikon heqjen apo reduktimin e 60 taksave dhe tarifave që qytetarët apo bizneset, kanë paguar në vite.

Drafti është gati për t’u paraqitur për miratim në mbledhjen e këshillit bashkiak ditën e mërkure në datën 12 tetor.

Ndër ndryshimet kryesore në paketën e re fiskale të bashkisë së kryeqytetit është reduktimi i afro 60 tarifave administrative dhe shërbimesh.

Nga 64 që janë aktualisht, do të ngelen në fuqi vetëm 7, ndërsa nga 17 tarifa shërbimi do të mbetem 14.

Premtimin për reduktimin e 60 taksave dhe tarifave e konfirmoi sërish këto ditë kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha i ftuar ne emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu.

Sipas Bashës, heqja dhe ulja e takaave do ndihmojë si qytetarët, ashtu edhe biznesin.

Paketa e re fiskale e bashkisë së kryeqytetit parashikon heqjen e tarifave që paguajnë qytetarët në zyrat e minibashkisë, si pagesat e vërtetimeve për banore lagje, për ndarje apo bashkim familjar, aplikimet për të pastrehët etj.

Ndërsa sa i përket taksës vjetore të pastrimit apo gjelbërimit, ato nuk do të ndryshojnë.

Përsa i përket biznesit, ndër të tjera është parashikuar ulja e taksës së gjelbërimit, ajo e pastrimit si dhe taksa e reklamës.

Për tarifat e shërbimeve në fushën e transportit tarifa prej 2 mijë lekësh që paguhej për marrjen e lejes është shfuqizuar.

Paketa e re fiskale e bashkisë së Tiranës pas miratimit në këshillin bashkiak, pritet të hyjë në fuqi janarin e vitit 2012, me fillimin e vitit të ri fiskal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›