E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallrat e origjinës, Kroacia propozim në dëm të Shqipërisë

TIRANE- Vendet europiane janë duke rinegociuar kuotat për mallrat e origjinës, duke bërë propozimet përkatëse në kudarë të marrëveshjes së tregtisë të nënshkruara mes tyre. Propozimi i paraqitur nga Kroacia synon një rritje të shkallës së përpunimit të gjysmë produkteve për të marrë vendin e origjinës, një kërkesë kjo që godet sektorin e fasonit në Shqipëri.

“Propozimi do dëmtojë jashtëzakonisht shumë vecanërisht sektorin e fasonit por më pas edhe sektorë të tjerë. Është koha që të dalim me propozime konkrete të qeverisë shqiptare, për të minimizuar efektet që mund të vijnë nga mungesa e përdorimit të Euromedit, certifikatës së re të lëvizjes, si dhe për të bërë të mundur që ky sektor të vazhdojë të ekzistojë në këtë treg me një konkurencë shumë të hapur” deklaroi Bardhi Sejdarasi, drejtor i “BzinesAlbania”

Gjatë takimi me komunitetit të biznesit, Zv.ministri i Ekonomisë Eno Bozndo ka shpjeguar se porpozimi i Kroacisë do të kundështohet nga pala shqiptare, që gjithashtu do të bëjë propozimet e saj.

“Është e tepërt të them që secili nga vendet shkon sipas interesave të tij, dhe është e kuptueshme që do të ketë një proces negocimi, i cili pastaj do të sjellë një marrëveshje horizontale për të gjitha vendet”- deklaroi zv ministri i Ekonomisë.

Propozimet lidhur me rinegocimin e kuotave për mallrat e origjinës Shqipëria do t’i dorëzojë më datë 16 tetor. Miratimi i kërkesavve që kanë paraqitur secili nga vendet do të bëhet vetm kur të arrihet dakortësia mes tyre dhe kur të jepet edhe miratimi nga Komisioni Europian.
(NEWS24/Aurora Sulce/s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›