Greqi, Venizelos: Dalja përfundimtare nga kriza, e mundshme
“Dalja përfundimtare nga kriza është edhe e nevojshme, edhe e mundshme”, thekson në një artikull në gazetën Ethnos, zëvendëskryeministri dhe kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, duke nënvizuar se muaji shtator duhet të shënojë “hyrjen në fazën finale për kalimin e krizes” dhe “daljen graduale, por përfundimtare nga memorandumi i masave”.
Venizelos thekson se për t’u arritur kjo “duhet të grumbullojmë gjithë forcat krijuese të shoqërisë greke rreth planit kombëtar për rimëkëmbjen që e ribën Greqinë autonome dhe esencialisht të barabartë brenda Europës”.
Kryetari i PASOK-ut shprehet kundër mundësisë së marrjes së masave të reja fiskale “që nuk i duron askush”, ndërsa duke iu referuar krizës, vë në dukje se “dalja përfundimtare nga kriza është dhe e nevojshme edhe e mundshme, por duke ruajtur kohezionin social dhe korrigjimin e padrejtësive që u bënë gjatë luftës për mbijetesë kombëtare”.
“Në këtë përpjekje”, thotë Venizelos, “kundërshtari më i madh është përzgjedhja e përbashkët e thuajse tërë opozitës, që të investojë politikisht në skenarin e katastrofës ekonomike, të shpërbërjes shoqërore, të çorganizimit institucional dhe të nënçmimit social. Cdo lajm i mirë, çdo shenjë perspektive, ata i bezdis dhe i nervozon politikisht. Opozita nuk pranon një kuadër marrëveshjeje kombëtare. Por kjo është gjëja e parë që duam në atdheun tonë, ndaj opozita duhet të pushojë së investuari në pritshmërinë e katastrofës”, thekson Venizelos.
(Balkanweb)