E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, rreth 100 të vdekur nga përmbytjet

PEKIN- Përmbytjet, që kanë goditur dy rajone të Kinës kanë shkaktuar ditët e fundit më tepër se 100 të vdekur dhe rreth 115 të zhdukur, bënë të ditur sot burime mediatike vendase. 

"Pjesa verilindore e vendit u godit nga reshje të dendura shirash, që kanë shkaktuar përmbytje", theksuan burimet zyrtare kineze. 

"Përmbytjet shkaktuan 72 të vdekur në këtë rajon, ndërsa 33 persona kanë humbur jetën në jug, kryesisht në provincën Guangdong", shtuan burime zyrtare vendase.
"Më tepër se 500 000 persona janë evakuuar", sipas burimeve zyrtare kineze.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›