Greqi, Venizelos: Pakti detar me Shqipërinë, prioritet i ngutshëm
GREQI- Zv/kryeministri dhe ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos informoi në Komisionin për Politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes në Parlament mbi axhendën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai ka theksuar se ratifikimi i marrëveshjes për kufirin detar me Shqipërinë do të jetë një nga prioritetet e ngutshme të diplomacisë greke.
“Me Shqipërinë, prioriteti ynë bazë është të rikthehemi në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të marrëveshjes për zonat detare, pas bllokimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë”, - deklaroi Venizelos, para komisionit të Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes të parlamentit grek. Mandej ai iu është referuar edhe marrëdhënieve me Kosovën, për të cilat ka thënë se ato do të shqyrtohen në dritën e zhvillimeve të reja të dialogut Prishtinë Beograd, ndërsa ka deklaruar se “jemi gati të presim në Athinë hapjen e zyrës tregtare të Kosovës”.
Lidhur me Maqedoninë, shefi i diplomacisë greke ka vënë në dukje se “askush nuk mund ta ndalojë të anëtarësohet në çfarëdo organizmi me emrin provizor”, - është shprehur Venizelos.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)