Greqi, Venizelos merr mandatin për krijimin e qeverisë

Kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos ka marrë sot mandatin për krijimin e qeverisë së re greke. Pas dështimit të liderit të Koalicionit të së majtës (SYRIZA), Aleksis Tsipras, Venizelos është paraqitur tek presidenti i Republikës, Karolos Papulias, për të marrë mandatin.
Pas takimit me Tsipras, Venizelos theksoi se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe se vazhdimi i pasigurisë është në dëm të Greqisë.
Nëse dhe Venizelos, nuk ja arrin qëllimit, Greqia do të shkojë me siguri në zgjedhje të reja pas tre ose katër javësh. Por ajo që shqetëson tashmë të gjithë është fakti se grekët që shprehen pro eksistencës së tyre në hapësirën e eurozonës ,vlerësojnë se programi i reformave i nënshkruar nga qeveria e mëparshme e konservatorëve dhe socialistëve, më shumë ka përkeqësuar gjendjen ekonomike të vendit duke rritur recensionin dhe papunësinë.