E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi/ Zjarret shkatërruan dhjetra hektarë pyje

Zjarret e mëdha që shpërthyen në periferinë veriore të Athinës dolën jashtë kontrollit, duke krijuar re të mëdha tymi mbi kryeqytetin e Greqisë ndërkohë që kanë shkatëruar disa banesa dhe rrezikojnë tre fshatra. Të nxitura nga erërat e forta, zjarret nisën të premten pasdite dhe u përhapën përgjatë natës deri afër qendrave rezidenciale, deklaruan burime nga ekipet e sjarrfikësve. Të paktën tre banesa u shkatërruan plotësisht nga zjarret, deklaroi një burim policor. Gjashtë avionë, pesë helikopterë, 35 automjete zjarrëfikëse dhe 150 punonjës zjarrfikës ndodhen në rajon në përpjekje për të shuar zjarrjet. Erërat e fuqishme nxitën krijimin e më tepër se 100 vatrave të zjarrit nëpër të gjithë Greqinë në më pak se 24 orë gjatë ditës së premte.
Një tjetër vatër zjarr shkatërroi një pjesë të ishullit të Zakynthos, në perëndim të Greqisë, po pa rrezikuar banesa, deklaruan burime nga ekipet e zjarrfikësve.
Zjarret janë të shpeshta gjatë verës në Greqi, jo rrallë herë të shkaktuara nga temperaturat e larta, thatësira dhe zjarr vënia e qëllimshme. Qindra zjarre kanë shkaktëruar dëme nëpër të gjithë Evropën Jugore përgjatë muajit korrik, duke shktërruar mijëra hektarë pyje dhe duke djegur dhjetëra banesa.
Greqia u përball me valën më të rëndë të zjarreve në historinë e saj gjatë vitit 2007, kur zjarret në ishullin Evia dhe në gadishullin jugor të Peloponezit vazhduan për me shumë se 10 ditë, duke shkaktuar vdekjen e më tepër se 65 personave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›