Bode: Situata ekonomike është stabël, përballuam krizën

Ministri i Financave, Ridvan Bode në një konferencë për shtyp është shprehur se vendi ynë ka një situatë stabël dhe tashmë ka përballuar krizën financiare. Bode duke paraqitur para mediae situatën financiare gjatë 7 muajve të fundit është shprehur se ka pasur ecuri pozitive për të ardhurat të cilat arrijnë në 171 miliardë lekë. Sipas Bodes rritja e të ardhurave është bërë nga tatimet dhe doganat.