E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi: Amerikanët, më pak besim tek Obama

Vëzhgimi i kryer nga “The Washington Post-ABC News” doli në përfundimin se pothuajse gjysma (49%) e amerikanëve besojnë se presidenti do të marrë vendimet e duhura për vendin. Kjo përqindje është ulur, në krahasim me 60% që ishte gjatë 100 ditëve të para të Obamës në Shtëpinë e Bardhë.

Sondazhi i publikuar të premten tregon se mbështetja e përgjithshme për Barak Obamën është 57%, 12 pikë më pak se në muajin prill. 53% e të anketuarve nuk janë dakord me mënyrën se si presidenti po e menaxhon deficitin buxhetor. Po ashtu, mënyra se si ai po e drejton reformën në sektorin shëndetësor, ndikon negativisht në popullaritetin e tij.

Sondazhi u zhvillua prej 13-17 gusht dhe ka mjë marzh gabimi +/- 3 pikë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›