E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, aksident rrugor, 2 të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi sot në Veria të Greqisë kur një autobus u përplas me një kamion duke shkaktuar vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 12 të tjerëve.

Autobusi i aksidentuar ishte i linjës Veria-Kilikis dhe nuk dihet nëse në të udhëtonte ndonjë pasagjer shqiptar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›