E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Unë besoj në pafajësinë e Haradinajt

Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në hapje të seancës së rregullt të Kuvendit sot shprehu besimin e tij në pafajësinë e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Krasniqi theksoi se lufta e pastër e UçK-së është një garanci shumë e madhe që Haradinaj së shpejti do t’i kthehet familjes dhe politikës kosovare.

Ndërkohë, deputeti nga PDK-ja, Rexhep Hoti, kërkoi nga institucionet e vendit që të koordinojnë veprimet e veta për të siguruar një mbrojtje për Ramush Haradinajn e bashkë me këtë edhe luftën e UçK-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›