E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetët kosovarë: Besojmë te opinioni i GJND-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës besojnë në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës.

Ata thonë vendimi do të jetë pozitiv si dhe do të ndikojë në njohje të reja për Kosovën. Eqrem Kryeziu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas Telegraf, tha se pret mbështetje të plotë për pavarësinë e Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi është optimist se mendimi i GJND-së do të jetë në favor të Kosovës.Edhe partitë opozitare vlerësojnë se shpallja e opinionit këshillues për pavarësinë e Kosovës është moment i rëndësishëm për Kosovën.

“ është një moment i rëndësishëm për Kosovën, mendoj se do të ketë opinion i cili nuk do të shkojë në disfavor të Kosovën”, theksoi Ardian Gjini, nga AAK-ja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›