Vuçiq: Tema e Kosovës, në fazën e fundit para anëtarësimit në BE

Nënkryetari i qeverisë serbe dhe njëherit Ministri i Mbrojetjes Aleksandër Vuçiq pas kthimit nga vizita në Gjermani i ka thënë gazetës “Danas” se Serbia nuk mund të shkojë përpara pa ndihmën e Gjermanisë.
Ai theksoi se bashkëbiseduesit e tij gjermanë ishin “ashpërsisht të vrazhdë” por edhe të sinqertë.
Vuçiq tha se bisedat u zhvilluan përgjithësisht në përmbushjen e kushteve për përfitimin e datës së fillimit të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, transmeton Indeksonline.
Sipas tij Serbisë i kërkohet të kryejë procese reformuese,të ndalë korrupsionin dhe të zgjedhë problemet me Kosovën.
Vuçiq theksoi se faza më e vështirë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën por se nuk i është kërkuar njohja e Kosovës. Sipas tij veriu nuk ka qenë temë e bisedimeve.