E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, alarm për bombë në Ministrinë e Ekonomisë

ATHINE-Njoftimi i bërë sot me telefon nga persona të panjohur se një bombë është vendosur në Ministrinë e Ekonomisë ka shokuar dhe vënë në lëvizje autoritetet policore greke. Policia e Athinës u njoftua nga një telefonatë se një bombe që pritet të shpërthejë është vënë në Ministrinë e Ekonomisë. Për këtë arsye, punonjësit e ministrisë u evakuuan dhe po bëhen kontrollet e nevojshme.

Policia greke ndodhet në gatishmëri këto ditë pasi një ditë më parë një person humbi jetën nga shpërthimi i bombës në zyrën e Ministrisë për Mbrojtjen e Qytetarëve në Athinë.

Sulmi ndodhi vetëm pak metra nga zyra e ministrit Michalis Chryssohoidis, i cili nuk pësoi gjë, pavarësisht presences në objekt gjatë kohës së shpërthimit.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende askush.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›