Berat, nis restaurimie banesavekarakteristike
BERAT- Përfshirja e qytetit të Beratit në listën e trashëgimisë kulturore të UNESKO-s, ka rikthyer shpresat tek qytetarët që jetojnë në lagjet muzeale për zhvillimin e turizmit kulturor dhe historik.
Rritja e numrit të vizitorëve nga viti në vit, ka bërë që pronarët e banesave në lagjet "Mangalem", "Goricë" e "Kala" të kujdesen më tepër për to. Tri banesa karakteristike, të shpallura monument kulture të kategorisë së dytë, janë duke u restauruar në lagjet "Mangalem" e "Goricë". Banesat që më parë nuk banoheshin prej të zotëve të tyre, të cilët kishin zgjedhur të jetonin në Tiranë a Durrës, tashmë janë duke u restauruar krejtësisht. Burime pranë Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës në Berat bëjnë me dije se qytetarët e Beratit janë ndërgjegjësuar për vlerat që kanë banesat e tyre historike. Disa prej pronarëve të tyre, tashmë janë rikthyer dhe kanë kërkuar që të restaurojnë banesat për t'i vënë ato në shërbim të vizitorëve të shumtë që vizitojnë këtë qytet. E ndërsa specialistët e monumenteve të kulturës kujdesen për fasadat e jashtme të banesave, vetë qytetarët kanë marrë përsipër që të restaurojnë me të ardhurat e tyre pjesët e brendshme të tyre. Po sipas të njëjtave burime, vetëm gjatë këtij muaji kanë mbërritur nga ana e qytetarëve, tri kërkesa pranë monumenteve të kulturës për restaurime.
Qytetarët mësohet se kanë shprehur dëshirën e tyre për të restauruar banesat dhe kanë paraqitur projektet, gjë e cila është miratuar menjëherë. Janë tri banesa në dy lagje, që tashmë po restaurohen në bashkëpunim me monumentet e kulturës. Punimet ndiqen nga afër nga specialistët dhe po kryhen konform rregullave, duke ju përshtatur, si ndërtimit me gurë dhe dërrasa, ashtu edhe formës së tyre. Restaurimi i banesave synon që të afrojë më tepër vëmendjen e vizitorëve në këtë qytet, çka ka bërë që qytetarët të kërkojnë t'i vënë ato në shërbim të turizmit kulturor e historik. Er. Az.