Moti shuan shpresatpër pushuesit, Qershorimbyllet me shi
TIRANE-Pushuesit e shumtë që ndodhen në vend do të mund të shijojnë dy ditë me diell në plazhet shqiptare, pasi nga e diela do të rikthehen temepraturat e ulëta e shtërngatat e shiut që do të zgjasin deri në fund të muajit Qershor.
Nga të dhënat sinoptike për parashikimin e motit në agjencinë e lajmeve, BalkanWeb, mësohet se ditën e sotme temperaturat në zonat malore variojnë nga 23-15 gradë, në zonat e ulëta 25-13 dhe në ato bregdetare 26-15 gradë Celsius.
Temperaturat në qytetet kryesore për ditën e sotme do të jenë: Tirana 26 gradë me e larta dhe 15 më e ulëta, Shkodër 24-15, Vlorë 25-19, Kukës 23-15, Elbasan 25-13, Fier 21-18, Korcë 19-17, Fier 26-16, Durrës 26-16, Gjirokastër 23-14 dhe Sarandë 26-19 grade Celsius.
Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i kthjellët me vranësira vetëm në zonat malore, ku temperaturat do të jenë më të freskëta se në zonat bregdetare dhe ato të ulëta. Gjatë ditës së sotme temperature tepër të freskëta do të shënohen në rajonet e Korcës e Kukësit, ku priten dhe shira lokale. Dielli do të shndrisë pothuajse sot dhe nesër ne pjesen me te madhe te vendit, por të dielën dhe nga e hëna (26-27 Qershor) do të rinisin sërisht shtrëngtata e shiut dhe temperatrat do të bien me nga 2-3 gradë Celsius.
Muaji Qershor nisi me temperature relativisht të larta duke zgjuar shpresën e pushuesve për nisjen e pushimeve në bregdet. Por, reshjet e shiut dhe stuhitë që trokitën zgjatën prej më shumë se një jave duke “prishur” planet e pushuesve që kishin mbërritur në hotelet dhe banesat tek zonat turistike për të kaluar pushimet e verës.
Sipas parashikimeve të sinoptikës në videon në BalkanWeb, dëshmohet se moti nuk do të premtojë as për ditët në vazhdim.
(d.b/BalkanWeb)