Pensionet, rrëzohet ligji, përfitojnë ish-ushtarakët
TIRANE-Gjykata Kushtetuese shfuqizon si antikushtetues pikën 2 të nenit 14, si dhe nenit 27 të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura”. Në bazë të këtij vendimi te zbardhur sot nga Gazeta Shqiptare, ushtarakëve iu hiqen të gjitha ato sanksione që cenonin të drejtat e fituara më parë, duke iu dhënë mundësia për të marrë më shumë pension të parakohshëm. Falë këtij vendimi të Kushtetueses, ushtarakët e liruar në periudhën 1992-1998 arrijnë të përfitojnë më shumë pension pleqërie. Ndërkohë që të gjithë ushtarakët e liruar para viteve ’90 arrijnë të përfitojnë pension suplementar. “Gazeta Shqiptare” boton sot me shkurtime vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje.
Kreu i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, Mehdi Pogaçi ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur si anti-kushtetues pikën 2 të nenit 14, si dhe nenin 27 të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve”. Në një intervistë të dhënë për “Gazeta Shqiptare”, ai sqaron të gjitha të drejtat që fitojnë ushtarakët nga ky vendim.
(d.b/BalkanWeb)