E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti i Kuvendit, mblidhet grupi parlamentar socialist

Grupi parlamentar socialist pritet të nisë mbledhjen për të marrë vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen ose jo në Kuvendin e Shqipërisë. Socialistët pritet të diskutojnë edhe kushtet për hyrjen në Kuvend. Ditën e djeshme, në mbledhjen e kryesisë së PS-së, Rama bëri me dije se parlamentit do t'i viheshin kushte për të qenë edhe opozita pjesë e Kuvendit, kushte që pritet të saktësohen sot. Deri në këto momente krue i PS-së Rama nuk ka mbërritur në hotel "Tirana" ku pritet të mbahet mbledhja e grupit parlamentar.
Punimet e grupit parlamentar të PS-së do jenë të mbyllura për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›