E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO do t’i shkojë deri në fund hetimeve për sulmin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se udhëheqësi i trupave ndërkombëtare në Afganistan, Gjenerali Stanley McChrystal, i tha presidentit Karzai se ai ishte i angazhuar të hetonte tërësisht atë që ndodhi dhe shtoi se ndonjëherë ndodhin dhe gabime:

"Është pikë fokusi e trupave të ISAF-it të minimizojnë numrin e viktimave ndër civilët dhe një strategji e re për këtë qëllim është prezantuar. Dhe aktualisht ka qenë shumë e suksesshme. Angazhimi ynë për të mbrojtur civilët është demonstruar nga fakti se viktimat ndër civilë të shkaktuar nga ISAF-i janë ulur me mbi 95% nga nivelet e vitit të kaluar. Por siç e dimë të gjithë në konflikte të tilla mund të ndohin edhe gabime. Në rastin konkret, le të shohim se çfarë do të thotë hetimi."

Një avion i NATO-s sulmoi para dy ditësh dy çisterna me naftë të rrëmbyera nga talibanët në veri të Afganistanit.

Guvernatori i provincës së Kunduzit tha se të paktën 90 vetë ishin vrarë, shumica e tyre militantë talibanë.

Autoritetet lokale thonë se 20-30 civilë ishin vrarë kur ata u mblodhën rreth çisternës për të marrë karburant.

Talibani i konfirmoi BBC se ata kishin vjedhur çisterna, njëra prej të cilave ngeci ndërsa ata po përpiqeshin të kalonin një lumë.

start/bbc

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›