E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, arrestohet autori i masakrës së “Qafë Gjashtës”

Arben Këndezi, 41 vjeç, lindur në Sarandë, në mars të vitit 1997 ka qëlluar kundër forcave të policisë duke vrarë oficerin e policisë Gjergji Mehmeti, në vendin e quajtur Qafë-Gjashtë të Sarandës, në bashkëpunim me shtetasit Vladimir Këndezi, Ristan Lapa, Agron Qurku, Aleksander Bala dhe Alqi Paguni.

Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, në ngarkim të shtetasit Arben Këndezi, për veprat penale të “Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, e kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu në mars të vitit 1997, Arben Këndezi ka grabitur bankën e kursimeve të Sarandës në bashkëpunim me disa persona të tjerë.

Për këtë krim Gjykata e Vlorës e ka dënuar Këndezin me 6 vjet burg, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë dhe nga Gjykata e Lartë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›