E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, sekuestrohen 50 kg marijuanë

Pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, agjentët janë vënë në ndjekje të automjeteve që dolën nga fshati Lazarat dhe u drejtuan për në Sarandë. Në momentin kur ndodheshin pranë qytetit bregdetar, drejtuesit e dy makinave kanë parë një postbllok policor, duke hedhur nga makina drogën dhe më pas duke braktisur automjetet për t’u larguar në errësirë.

Nga ana e tyre, agjentët e anti-krimit sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike dhe dy makinat, njëra me targë gjermane dhe tjetra me targë amerikane.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›