E Diel, 1 Nëntor 2026

Rëndohet shëndeti i njërit prej të prekurve nga virusi A

45-vjeçari i shtruar me urgjencë në fillim të javës në Spitalin e Mushkërive është paraqitur me probleme të rënda shëndetësore për shkak të sëmundjeve kronike, por pas analizave paraprake në Institutin e Shëndetit Publik rezultoi pozitiv me virusin A.

Shefi i reanimacionit në Sanatorium Alban Hatibi, duke parë simptomat që ka shfaqur pacienti ka filluar menjëherë trajtimi i tij me medikamentin Tamiflu.

“Në fillim u evidentua si insuficiencë multiorganore, përveç prekjes që u evidentua në mushkëri nga grafia u panë dhe insuficienca të organeve të tjera si mëlçia . Duke qenë se nga Instituti i Higjienës erdhi përgjigja si virus A. Në këtë situatë filluam mjekimin me medikamentin standard tamiflu”, deklaroi Shefi i reanimacionit në Sanatorium Alban Hatibi.

Pacienti, babai i dy fëmijëve ka ardhur në Shqipëri vetëm para disa ditësh pasi jetonte në Itali, ku edhe mendohet se mund të jetë infektuar.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›