PS zhvillon të shtunën Kongresin e Jashtëzakonshëm
Delegatët do të njihen në fillim të Kongresit me raportin e hartuar nga kryesia dhe sekretariati i PS-së, lidhur me atë që socialistët e cilësojnë “krimi elektoral i 28 qershorit”. Raporti do të lexohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi.
Pas leximit të raportit, diskutimet mes delegatëve, deputetëve dhe drejtuesve të PS-së lidhur me përgjegjësinë e humbjes më 28 qershor, do të vazhdojnë me dyer të mbyllura. Kjo është pika që pritet të ndezë debatet në sallë, ndërkohe që kritikët e kryetarit Rama deklarojnë se kanë siguruar firmat e duhura për t’i kërkuar Kongresit dhe delegatëve ndryshimet e 10 pikave në statut.
Këto ndryshime fokusohen kryesisht në përgjegjësinë e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve dhe forcimit të autonomisë së forumeve drejtuese.
Kongresi pritet t’i hapë sërish dyert sipas vendimit të fundit të kryesisë, pas disa orësh debati në momentin e paraqitjes së platformës së kandidatëve për kryetar partie.
Dy emrat që pritet të bëhen zyrtarë nesër për të konkurruar për kryetar janë Edi Rama, që drejton PS-në prej 4 vitesh, dhe deputeti socialist, Arben Malaj.
Debatet pro dhe kundër kryetarit aktual, këto ditë janë ndezur mjaft. Në debate janë përfshirë mjaft figura të shquara. Veç dy eksponentëve kryesorë, Blushi dhe Malaj, kundër Ramës ka dalë edhe Andis Harasani, i cili e krahason atë me ish-diktatorin Hoxha. Ish- anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve, Zamira Caka i kërkon dorëheqjen zëvendësuesit të saj, Genci Gjonçajt si i punësuar në Bashkinë e Tiranës, dhe i paafte të menaxhojë një proces zgjedhor te paanshëm.
Nga figurat kryesore të PS-së, pro Ramës radhiten Pandeli Majko, Gramoz Ruçi, Arta Dade, Erion Braçe dhe thuajse të gjithë deputetët e rinj që dolën fitues në zgjedhjet e 28 qershorit.