E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat në Siri, Anan: Plani është ende në jetë

Ai i bëri apel si Damaskut ashtu edhe grupeve opozitare t’i japin fund dhunës në një kohë që afati i fundit që trupat qeveritare të tërhiqen nga qendrat e banuara ka kaluar.

Sipas planit të tij të paqes, ushtria duhej të ishte tërhequr plotësisht nga qytetet ditën e martë. Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid Muallem, tha se trupat ushtarake janë tërhequr.

Ndërkohë që aktivistët thonë se të paktën 60 persona janë vrarë përgjatë ditës së martë.

Duke folur nga Turqia pas vizitës në kampin e refugjatëve sirianë të larguar nga dhuna në Siri, Anan tha se shpreson që plani i tij i paqes “mund të çohet para tani” duke ngulur këmbë se nuk ishte tepër vonë për implementimin e tij.

“Mendoj se është pak herët të themi se plani dështoi. Ai është ende në tryezë dhe është një plan që të gjithë po përpiqemi ta implementojmë”, tha ai pak Para se të nisej për në Iran, ku do të diskutojë lidhur me krizën në Siri.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-10 19:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›