E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pro" dhe anti-Erdogan, dy tubime në Tiranë, ndërhyn ashpër policia

TIRANE- Në bulevardin "Dësh morët e Kombit", dje qytetarë të Tiranës, duke iu përgjigjur pozitivisht një thirrjeje të lëshuar nga Partia Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), shprehën mbështetjen për kryeministrin turk Taip Erdogan. Aktivistët mbanin në duar parullat: "Jemi me ty Erdogan! Shqiptarët besa-besë me Erdogan, në rrugën e tij për Drejtësi dhe Zhvillim".

 Në fjalën e tij, kreu i PLSHR, Edmond Vlashaj u shpreh se "Do të jemi bashkë si në vitin 1997, kur kryeministrja Tansu Çiller garantoi paprekshmërinë e Republikës së Shqipërisë. Do të jemi bashkë si në 1999, kur Ushtria Turke dha një ndër kontributet më kryesore për çlirimin e trojeve shqiptare të Kosovës; ashtu edhe kësaj radhe, ne do të jemi bashkë me vëllain tonë Rexhep Tayip Erdogan dhe me popullin vëlla turk për çlirimin e sheshit 'Taksim' nga shkatërruesit", - tha ai. Ndërkohë në të njëjtën kohë rreth 30 të rinj të tjerë, që ndodheshin në sheshin Nënë Tereza, u tubuan po dje për t'u solidarizuar me drejtësinë e protestave në Turqi duke mbajtuar në duar parrullat  "Poshtë fashizmi!". 

Por teksa ishin duke protestuar në mbështetje të protestuesve në Turqi, të paktën 3 të rinj u ndaluan nga Policia e Tiranës. Tubuesit pretenduan se ishin keqtrajtuar nga uniformat blu.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›