Zhduket fëmija nga jetimorja, nëna e 13 vjecarit u vra me sëpatë nga i ati
Zhduket prej disa ditësh fëmija i jetimores "Zyber Hallulli" në Tiranë. Prej datës 17 qershor, rezulton i larguar nga Shtëpia e Fëmijës, 13-vjeçari Mariglen Çeliku, nga Librazhdi. Denoncimi është bërë nga stafi i jetimores, ndërkohë që bëhet me dije se fëmija është larguar edhe herë të tjera.
Sipas policisë, ekzistojnë dyshimet se fëmija mund të jetë larguar me dëshirë. Maringleni është i biri i Manushaqe Çelikut, 34 vjeçe, gruas fatkeqe të vrarë me sëpatë nga bashkëshorti i saj, në Orikum të Vlorës, në 10 dhjetor 2012. Shpëtim Çeliku e vrau bashkëshorten me sëpatë në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe fjeti me të dy ditë pas masakrës. Sipas stafit të jetimores, "nuk është hera e parë që ai largohet, sepse 13-vjeçari shprehej se nuk qëndronte dot në ambientet e mbyllura". Ndërkohë, një foto e fëmijës është vendosur në të gjitha pikat kufitare.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)