E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, arrestohet shqiptari për trafik heroine

ATHINE- Një 42 vjecar nga Shqipëria u arrestua nga policia në ishullin e Rodosit, në Greqi, i akuzuar për trafik droge. Policia gjeti në makinën e 42 vjeçarit një paketë plastike që kishte 262,3 gram heroinë peshë bruto, e cila u konfiskua.

Policia konfiskoi gjithashtu dy telefonat e tij celularë, librezën e depozitave në bankë, shumën e 5 130 € me origjinë nga trafiku i drogës si dhe makinën si një mjet për transportin e saj. I arrestuari dhe provat iu kaluan prokurorisë.
(Anila Jole/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›