Greqi asnje shenje per qeverine e re

Ende asnjë marrëveshje për qeverinë e re greke, që duhet të respektojë angazhimet e kërkuara nga BE dhe të forcojë tregjet.
Një bisedë maratonë telefonike mes kryeministrit në ikje Jorgo Papandreu dhe liderit të Demokracisë së Re, Samaras nuk ka dhënë rezultat.
Ndërkohë, nga Lucas Papadhimos, që shihet nga të gjithë si kryeministri i qeverisë së tranzicionit, kanë ardhur disa sinjale.
Sipas agjencive greke të lajmeve, ai ka kërkuar garanci për liri veprimi, ndërkohë që qarkullojnë edhe hipoteza për emra të tjerë.
Edhe pse dy krahët politike në Greqi, socialistët dhe konservatorët, u shprehën të gatshëm për një kompromis, zgjidhja e situatës po vonon.
Javën e kaluar kryeministri Papandreu, edhe pse u votëbesua në Parlament, njoftoi nisjen e konsultimeve për një qeveri uniteti.
Nga ana e saj, opozita dhe lideri i saj Samaras vendosi si kusht largimin e Papandreut për formimin e ekzekutivit të ri për shtetin helen.
Ndërkohë, ministrat e Jashtëm të vendeve të eurozonës, të mbledhur në Bruksel, lanë në harresë krizën greke për t’u fokusuar në cështje të tjera më të rëndësishme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Topi: Regjistrimi, proces normal
"Dialogu, element i rëndësishëm demokracie"
PS, kongresi i bashkimit apo përçarjes?
Manastiri një shekull më pas
Berisha: Taksat nuk do të rriten