E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kongresi i bashkimit apo percarjes


Kongresi i Partisë Socialiste ka qenë ngjarja kryesore e javës. Deputetë dhe analistë argumentuan në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, mbi përfundimet e nxjerra nga kjo ngjarje madhore. Blendi Klosi, deputet i Partisë Socialiste, Mark Marku, deputet i demokratëve në pushtet, Lutfi Dervishi dhe Mustafa Nano, analistë, debatuan për mesazhet që transmeton asambleja e partisë më të madhe në opozitë.

Klosi: Partia Socialiste është gati për të qeverisur

Duke hapur debatin, deputeti socialist, Blendi Klosi, e përcaktoi kongresin e partisë së tij si një hap të madh përpara që dëshmoi se PS është e gatshme të marrë pushtetin që në këtë moment. “Ky ishte Kongresi i bashkimit të madh. Siç e keni parë gjatë të gjithë këtyre ditëve, janë të shumtë kolegët e mi që kanë shprehur opinione, të gjithë opinione të ndryshme, por që ndajnë të njëjtin thelb dhe qëllim. Mendoj se kongresi dhe mbi të gjitha plani i hartuar, tregojnë se Partia Socialiste është e gatshme të rikthehet në pushtet sepse ka një ide të qartë për atë që do të bëjë kur kjo të ndodhë”.

Në fjalën e tij, Klosi foli edhe për një “dimension të ri” dhe “opozitë tjetër”. “Kongresi përbën edhe një ndryshim kursi. Opozita fiton një përmasë të re, ndërsa Partia Socialiste tregon se është një alternativë për qeverisje. Programi bazë është hartuar, pra PS i jep që tani një alternativë të vërtetë shqiptarëve. Mendoj se ky ishte një takim i rëndësishëm për të gjithë, sepse tregojmë që jemi të bashkuar dhe punojmë të gjithë për të njëjtin drejtim”.

Duke iu përgjigjur akuzave të kolegut të tij demokrat, Mark Marku, i cili e cilësoi kongresin si provë që në dy vitet e fundit Rama ka gabuar kurs në opozitë, Klosi u përgjigj duke thënë se: “Fakti që nga një opozitë në rrugë, shndërrohemi një opozitë aktive, nuk do të thotë që në dy vitet e fundit gabuam. Ju siguroj se ajo që bëmë, lufta për votën e lirë, lufta për demokracinë, lufta për një Shqipëri ndryshe, ishte e domosdoshme pas vjedhjes së votave masive që kanë ndodhur në dy zgjedhjet e fundit”.

Klosi çmoi në fjalën e tij edhe faktin që në këtë kongres, ndryshe nga çishte paralajmëruar, nuk pati përjashtime, nuk pati kritika dhe as ngjarje të tjera madhore, “diçka që kundërshtarët tanë shpresonin shumë që t’i shihnin”, theksoi Klosi.

Marku: Ishte kongresi i përçarjes së madhe

Një deputet i Partisë Demokratike, Mark Marku, nxorri dy përfundime të rëndësishme nga punimet e asamblesë së Partisë Socialiste. Përfundimi i parë, ishte që “Ka një paradoks në mënyrën se si po mbyllen punimet, paradoks që konfirmon rrugën e atyre figurave që kanë qenë kundër Ramës, por që nga ana tjetër, konfirmon Ramën si lider. Ndryshimi i kursit tregon që opozita përtej së majtës e së djathtës dhe idetë e tjera të Ramës kanë qenë të dështuara, prandaj më duket e çuditshme që në fund, pozitat e tij në krye të partisë vetëm sa forcohen, të paktën në dukje”.

Përfundimi i dytë, ishte edhe më i rëndësishëm sipas Markut. “Ky jo vetëm që nuk ishte një kongres i bashkimit, por do ta quaja si të përçarjes. Asambleja nuk merr parasysh kërkesat e rivalëve. Formalisht ka ndodhur bashkimi, por realisht Rama ka arritur të sfumojë pretendimet e kundërshtarëve, duke bërë më shumë rivalë. Kastriot Islami vazhdon të jetë një kundërshtar i fortë, Nano pa dyshim, por janë bërë kundërshtarë dhe figura që kanë përkrahur më parë Ramën ose kanë qenë disi neutralë, si ish-presidenti Mejdani apo Pëllumbi”.

Marku: Rama ka mashtruar me programin

Në vijimin e fjalës së tij, Marku e cilësoi kongresin si një zhvillim pozitiv, por vendosi pikëpyetje të thella kur kujtoi se “Zoti Rama ka thënë që në vitin 2009 që kishte një program me 1 mijë faqe. Nëse atëherë programi ishte, përse ishte nevoja që të dilej tani me një të ri? i bie që Rama ka dy vjet më përpara ka mashtruar tre milionë shqiptarë, duke i shitur një program që asnjëherë nuk e ka patur”.

Gjithashtu, Marku u fut në analiza mbi atë që ndryshon Partinë Socialiste nga ajo Demokratike. “Nuk është i vërtetë pretendimi i Klosit se në partinë tonë nuk ka demokraci të brendshme. Zoti Mustafai apo Meksi, janë zëra kritikë në parti dhe ata vazhdojnë të jenë brenda PD-së. Ju thoni që nuk janë më deputetë dhe që nuk kanë më funksione, por ju garantoj që edhe zoti Islami dhe të tjerë nuk do të jenë pjesë e drejtuesve të PS-së”.

Marku ilustroi mendimin e tij edhe me shembuj të ndryshëm të poltikës ndërkombëtare. “E majta, në përgjithësi, është më e fragmentarizuar se e djathta. Kështu ndodh edhe në Francë, në Itali dhe në shumë vende të tjera që i njohim. është vetë natyra e së majtës, që motivohet më shumë nga disa ideale të ndryshme se e djathta. Megjithatë, ndërsa në të shkuarën kemi parë me të vërtetë nuanca brenda PS-së, me këtë proces që po ndodh kjo gjë nuk do të jetë më e mundur. Ata po shndërrohen në atë që na kritikojnë, në një parti të udhëhequr dhe të frymëzuar nga një lider i vetëm”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Topi: Regjistrimi, proces normal 
"Dialogu, element i rëndësishëm demokracie"
Manastiri një shekull më pas
Kush është Lukas Papadhimos
Berisha: Taksat nuk do të rriten

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›