Panairi i librit “Tirana 2011”, më shumë libra dhe më pak tituj të rinj
Panairi i 14-të i librit do të jetë një përballje interesante në stenda midis politikanëve dhe shkrimtarëve. Nga Edi Rama tek Spartak Ngjela duke kaluar nëpërmjet penave të Ben Blushit dhe Besnik Mustafajt, do të jenë me shumë mundësi kryefjala e tregut më të madh të librit në Shqipëri.
Lideri i opozites Edi Rama vjen me Librin “Kurban”, Ngjela me "Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010", e ndërsa politikanët Ben Blushi dhe Besnik Mustafaj kanë preferuar të sjellin për lexuesin letërsi artistike.
Por përtej letërsi politikës shtëpitë botuese premtojnë një performancë me tituj që synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit të trullosur nga debate i letërisë politike.
Në panairin Tirana 2011-të, nga data 9 derin në 13 nëntor, do të paraqiten 90-të shtëpi botuese. Ndryshe nga vitet e shkuara këtë edicion
do të vijnë më shumë libra dhe shumë më pak tituj të rinj krahasuar me panairin e fundit.