Greqi, betohen ministrat e rinj të qeverisë Papadhimos
ATHINE - U betuan sot në Pallatin Presidencial me dorën mbi Bibël, 3 ministrat e rinj dhe një zëvendëskryeministër i qeverisë Papadhimos.
Një mini-reformim i qeverisë greke ndodhi pas largimit të z.Kristos Paputsis nga ministria e Mbrojtjes së Qytetarit dhe me vendim të Kryeministrit, Mihalis Krisohoidhis merr postin e ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit dhe zv/ministër emërohet z.Eleftherios Ikonomu.
Ministre e Zhvillimit, Konkurrencës dhe Marinës Tregtare vendoset Anna Diamantopulu dhe vendin e saj si Ministër i Arsimit dhe Çështjeve Fetare e zë Jorgos Babiniotis, profesor dhe ish-dekan i Universitetit të Athinës.
Ndryshimet morrën shkas nga dorëheqja e ministrit të Brendshëm Kristos Paputsis, i cili do të kandidojë për kreun e PASOK.
* * *
Afati i fundit për pjesëmarrjen vullnetare në programin e shkëmbimit të bonove greke i njohur si PSI skadon sonte në mbrëmje dhe sipas informacioneve që transmetojnë agjencitë ndërkombëtare, pjesëmarrja do të arrijë në 75%- 80% të shumës totale të bonove greke që do të pësojnë «prerje».
Bankierët informuan z.Venizelos, se vendosën që të propozojnë sot në këshillat e tyre administrative pranimin e plotë vullnetar të ofertës që i ofron shteti grek.
Kjo do të thotë se në «prerje» do të përfshihen edhe kreditë që janë dhënë nga bankat për ndërmarrjet publike DEKO, me garancinë e shtetit grek, të cilat vlerësohen në rreth 5 miliardë euro.
Optimist për përfshirjen e kreditorëve privatë në PSI greke u shfaq në televizion Ministri gjerman i financave Wolfgang Shable. Optimizëm të njëjtë ka shprehur edhe Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike Olli Rehn.