E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 studio në garë për bulevardin, Basha: Po bëjmë histori

TIRANË- Kryebashkiaku Lulzim Basha celi sot konkursin për 7 studoi ndërkombëtare, njëra prej të cilave do të zgjidhet për të bërë realitet projektin e zgjerimit të Bulevardit “Zogu i Parë”, si dhe lumin e saj.

Vetë kryebashkiak u e cilësoi këtë projekt me rëndësi aq sa “Do bënte xheloz çdo kryeqytet të rajonit”.

Kryetari i Bashkisë prezantoi jurinë përzgjedhëse si dhe stafet përkatëse të këtyre kompanive, të cilat i cilësoi ndër më të mirat në botë.

“Në 50 vitet e fundit kanë transformuar planetin tonë. Ndryshimi nuk mund të vijë brenda natës, por unë jam shumë i lumtur për besimin që tregon prania e këtyre potencialeve kaq të jashtëzakonshme tek Tirana”, tha Basha.

Me bërjen realitet të këtij projekti, Basha tha se do të përmirësohet cilësia e jetës në kryeqytet, i cili do jetë një metropol i ri evropian, sic saktësoi ai.

“Do përmirësojë trafikun, do krijojë aksese në hapësira të gjelbërta, hapësira ujore, Tirana do bëjë pjesë në trajektoren e një qyteti modern. Ky projekt do të rivitalizojë 1/5 e Tiranës, duke përmirësuar cilësinë e jetës”, tha Basha.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›