Greqi, betohet qeveria e përkohshme

Gjykatësi i lartë që mori drejtimin e qeverisë, Panagiotis Pikrammenos, tha se synimi i vetëm i kësaj qeverie është të organizojë zgjedhjet.
Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 6 majit u mblodh sot për të parën dhe të fundit herë, pasi me 17 qershor Greqia do të zgjedhë një parlament të ri.
Në zgjedhjet e 6 majit votuesit grekë ndëshkuan ashpër dy partitë kryesore, Pasokun dhe Demokracinë e Re, të cilat kanë dominuar jetën politike në Greqi në dekadat e fundit.
Greqia më herët gjatë vitit ka rënë dakord për një dorëzani të dytë prej 130 miliardë eurosh, ndërkohë që më parë kishtë rënë dakord për marrjen e një pakete me 110 miliardë euro nga BE-ja dhe FMN-ja.
Në këmbim të dorëzanive, ndërkombëtarët kërkuan masa të ashpëra kursimi. Këto masa u mbështetën nga Pasoku dhe Demokracia e Re të cilat dështuan në zgjedhje, dhe u kundërshtuan me forcë nga Syriza e cila në zgjedhjet e 6 majit u rëndit e dyta ndërsa në zgjedhjet e 17 qershorit parashikohet të dalë e para.
/Start/F.P/
2012-05-17 18:55