E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia dhe Spanja tronditin bursat evropiane

Indeksi i bursës kryesore të Spanjës ra pothuajse me 2% teksa i bursës së Londrës dhe bursës së Frankfurtit me mbi 1 %.

Këto humbje në bursat evropiane pasuan humbjet e mëdha edhe në bursat aziatike. Bursa e Tokios “Nikkei” ra me 3 %, çka përbën rënien më të madhe në një ditë që prej gushtit të kaluar.

Tregjet aziatike u tronditën nga humbjet në Nju Jork, ku “Dow Jones” e mbylli ditën me mbi 1% humbje.

Besimi në bankat evropiane u minua nga agjencia e ratingut “Moody’s”, e cila uli besueshmërinë e 16 bankave spanjolle më herët gjatë ditës.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-18 10:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›