Greqi, betohet qeveria e re e përkohshme

Duke filluar që nga sot, Greqia ka një qeveri të përkohshme të përbërë nga 16 ministra, të cilët janë më së shumti janë funksionarë të lartë shtetërore apo docentë universitarë.
Qeveria e re ka për detyrë të drejtojë vendin në zgjedhjet e reja legjislative që do të mbahen në në 17 qershor. Anëtarët e kësaj qeverie e cila drejtohet nga Panayotis Pikramenos, 67 vjeç, tashmë kanë bërë edhe betimin e tyre. 17 qershori u caktua si data për zgjedhjet e përsëritura në Greqi, pasi Partitë kryesore dështuan në disa përpjekje për të formuar një qeveri të re.
Në zgjedhjet që u zhvilluan në fillim të këtij muaji nuk doli një fitues i qartë. Data e zgjedhjeve u njoftua një ditë më parë, pasi Presidenti Karolos Papulias u takua me udhëheqësit partiakë për krijimin e një qeverie të përkohëshme, e cila do ta udhëheqë vendin e zhytur në krizë deri në zgjedhjet e reja.
Kryeministri i ri i vendit, Panajotis Pikramenos, është me profesion gjykatës. Analistët thonë se ka shumë të ngjarë që nga zgjedhjet e reja të dalë një parlament ku asnjëra prej partive të mos ketë ketë vota të mjaftueshme për të formuar një qeveri të re. Por koalicioni i majtë i udhëhequr nga Alexis Tsipras, që kundërshton me forcë masat shtrënguese ekonomike, ka fituar përkrahje të mjaftueshme për të patur ndikim të madh. Kjo mund ta çojë Greqinë në një konflikt me Bashkimin Evropian, që këmbëngul që Greqia të pakësojë borxhin. Kriza greke është ndjerë në tregjet evropiane dhe ka rrezikuar të minojë edhe Eurozonën.