Greqi, biznesmeni mashtroi shërbimin inteligjent dhe antiterrorizmin
ATHINE - Në burg biznesmeni, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili furnizonte Shërbimit inteligjent dhe Shërbimin kundër terrorizmit me sisteme përgjimi dhe regjistrimi.
Biznesmeni grek, kompania e të cilit e ka selinë në Ambelokipi, dhe që në periudhën 2006-2008 iu shiti dy sisteme për regjistrimin dhe përgjimin e bisedave, dy departamenteve të rëndësishme në Greqi, shërbimit inteligjent dhe shërbimeve të antiterrorizmit, për 7 milionë euro, është akuzuar për mashtrim dhe pastrim të parave dhe për këtë akuzë iu dha masa e sigurisë me burg.
Dy vitet e fundit kishte filluar një hetim brenda Shërbimit kombëtar të Inteligjencës dhe nga Krimi ekonomik mbi proceset e prokurimit për sistemet e përgjimit, për rritjen e kostos e tyre dhe veprime të ndryshme të paligjshme. Nga hetimi rezultoi se të dy sistemet kushtonin rreth 1.5 - 2 milionë euro, në vend të 7 milionë euro, që iu shitën shërbimit inteligjent dhe atij ët antiterrorizmit.
Hetimi është fokusuar gjithashtu në ndërhyrjen e kompanisë qipriote «LIS» në këtë proces, e cila ka përmirësuar softuerin e dy sistemeve, proces ky që çoi në rritjen e kostos së tyre.
Megjithatë, Komisioni mbi pastrimin e parave, tha në përfundim të hetimit të tij se «LIS» ishte, në fakt, kompani virtuale, e cila u krijua nga kompania greke në mënyrë që të shumëfishohej kostoja e sistemeve, por edhe për të përdorur paratë e ricikluara nga shitja e tyre.
Gjatë përfundimit të hetimit janë hedhur dyshime edhe për disa zyrtarë të përfshirë në këtë skandal.