E Diel, 1 Nëntor 2026

Rubik policia perleshje me arme me grabitesit e telave

RUBIK- Nje grup grabitesish te telave elektrike jane perleshur me arme me policine e cila ka shkuar te parandaloje vjedhjen e telave ne fshatin Fang te bashkise Rubik pikerisht nga nje grup grabitesish tashme te identifikuar.


Gjithcka ndodhi rreth ores 02.00 te nates se kaluar kur CEZ -Shperndarja e Rubikut ka lajmeruar policine se kishte pikasur fikjen e dritave te fshatit Fang linja elektrike e te cilit rezultonte te ishte grabitur disa here dhe se ata dyshonin se edhe kete nate kishte ndodhur grabitje e linjave.


Policia ka shkuar menjehere ne kete fshat ku gjendeshin dhe grabitesitpor sapo eshte afruar eshte pritur me te shtena automatiku. Te shtenat kane vazhduar dyanshem nga te dyja paletndersa grabitesit fale erresires dhe terrenit malor kane mundur te largohen prej aty.


Policia ka identifikuar kater persona qe kane qene bashke ne nje grabitje te tillepor nuk bene te ditur emrat per arsye hetimi. Nderkaq fshati ka mbetur pa energji elektrike. shte hera e trete qe grabitet kjo linje duke numeruar kilometrin e 15-te te vjedhjes se kabujve elektrike me perberje bakri te cilin grabitesit e destinojne per skrap Fang-Skuraj.


Grabites te tille kane zhytur ne erresire disa fshatra ne kete rajon e me gjere. Keshtu ne Malaj jane grabitur linjat 3 here ne rreth 15 kilometra po ashtu ne Fan 4 kmsi dhe ne Kacinar jane vjedhur per skrap tre transformatore fuqie duke lene tash sa dite tre fshatra pa energji elektrike. Madje grabitesit kane arritur te vene dore dhe ne linjat e tenisionit te larte 35 kV sic ka ngjare ne Velipoje te Shkodres me rreth 4.5 km gjatesi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›