E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, bombë molotov konsullatësturke në Selanik

SELANIK- Një bombë është hedhur ndaj konsullatës turke në Selanik gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, informojnë autoritetet greke. Policia thotë se tre persona me helmeta në kokë hodhën një koktej molotov drejt konsullatës, duke synuar rojet e policisë që ndodheshin jashtë godinës. Shpërthimi nuk shkaktoi as të lënduar dhe as dëme.

Zëdhënësi i qeverisë greke Giorgos Petalotis dënoi sulmin i cili tha vuri në rrezik jetën e rojeve. Ai përshkroi sulmin si të pajustifikueshëm dhe se fajtorët do të kapen dhe do të vendosen para drejtësisë.

Greqia dhe Turqia, shpesh, kanë pasur marrëdhënie të tensionuara, por sulmet kundër misioneve diplomatike turke janë radhuar. Megjithatë policët vazhdojnë të jenë objekt sulmi që nga trazirat e dhjetorit 2008, kur policia greke vrau një adoleshent.
(s.g/Ap/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›