Pogradec, një41-vjecar kërcënonme armë familjen
POGRADEC- Një 41- vjecar nga qyteti i Pogradecit ka kërcënuar me armë familjarët e tij pas një sherri. Ngjarja e rëndë ndodhi sot, ndërsa policia ka mundur të arrestojë 41-vjecarin Jorgo Tare, pas kërcënimit.
Sipas të dhënave të policisë mësohet se Jorgo Tare ka kërcënuar familjarët, duke i drejtuar armën e duke u thënë se do i vriste. Nuk dihen ende detaje të tjera se përse ka nisur sherri në familjen Tare dhe pse ka degjenenuar në kërcënim me armë.
Pas denoncimit të familjarëve policia ka mundur të zbulojë në banesën e Tares një arsenal armësh, të cilat janë sekuestruar më pas në cilësinë e provës materiale. Policia bllokoi një automatik me 4 krëhëra automatiku, 470 copë fishekë, 2 granata dore me ngjyrë jeshile dhe 5 kapsolla detonatore. Mbi 41-vjecarin rëndon akuza e
"Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake" dhe “Kanosje”.
(m.a/BalkanWeb)