E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, bursa e Athinës në rritje, Papandreu shpall sot masat e reja

ATHINE- Bursa e Athinës shënoi një rritje të fortë sot në hapje, dhe pritet që kryeministri Giorgio Papandreou të shpallë masat e reja me qëllim që vendi t'i bëjë ballë emergjencës financiare.

Papandreou, në një takim të parashikuar me palët e interesuara, sociale duhet të shpallë sot pasdite masat e reja që qeveria ka vendosur të marrë pas konsultimeve të samitit evropian javën e shkuar në Bruksel. Sipas pjesës më të madhe të shtypit, kryeministri pavarësisht se i ka mirëpritur rekomandimet evropiane, ka planifikuar të evitojë çdo ngrirje të pagave.

"Masa rrepta por jo antipopullore", shkruan sot e përditshmja socialiste "Tea Nea".

Të premten bursa u mbyll me një përkulje prej 2.4 për qind, pas një rimëkëmbje të fortë me 5.1 për qind të një dite më parë. Kjo ndodhi kur ditë më parë humbjet arritën në masën 10 për qind.

Sot pritet në Athinë një mision i agjencisë vlerësuese "Moody", që pason klasifikimet e agjencisë "Fitch" dhe paralajmërimin e "Standard & Poor's".
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›