Skandali me Tiger Woods tani një lojë në internet
LOS ANGELOS-Një lojë e re e publikuar në internet e cila e paraqet yllin botëror të golfit Tiger Woods të kapur sërisht në flagrancë me një femër e cila dyshohet se është e dashura e tij ndaj ka nevojë për ndihmën tuaj për t’i shpëtuar gjuajtjes me shkopin e golfit nga ana e bashkëshortes së tij Elin Nordegren po korr gjithnjë e më shumë sukes. Lojtari fiton pikë sa herë që Tiger arrin t’ë largohet pa ndeshur asnjërën nga pengesat e ndryshme që i dalin përpara. Sa më shumë pengesa të hasë gjatë rrugës aq më i ngadaltë është hapi i tij e aq më shpejt e arrin bashkëshortja, e cila e godet me shkopin e golfit.
Woods, i cili fitoi titullin e tij të 14-të në Augusta në vitin 1997, lëshoi një deklaratë në të cilën thuhej se ishte ndarë për një kohë të papërcaktuar nga golfi për shkak të ndërhyrjeve në jetën e tij private e cila ka qenë e mbushur me skandale, mes të cilëve edhe përplasja e makinës me një hidrant zjarrëfikësish në Florida një muaj më parë.
Një muaj më parë National Enquirer i hodhi benzinë zjarrit që kishte ndezur përfshirja e tij në një skandal seksual duke publikuar të dhëna përmes të cilave vërtetohej lidhja e tij me një vajzë njujorkeze. Që nga ajo kohë një numër i madh grash kanë deklaruar lidhjet e tyre jashtëmartesore me yllin e golfit.
(d.b/BalkanWeb)