E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj në Kuvendin PD: Nuk votova statutin e partise

TIRANE-/ Anëtari i Kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar Aleksandër Biberaj ndonëse ka qenë i pranishëm në sallën e Kuvendit të IX I Partisë Demokratike, nuk ka votuar projekt statutin e PD-së

Biberaj thotë se ndryshimet aktuale në statutin e PD-së janë thjesht formale, ndërsa shton se nuk janë përfshirë propozimet e tij, mes të cilëve dhe parimi i zgjedhjes së kryetarit të partisë një anëtar një votë, si dhe ndarja e mandateve partiake me ato në qeveri.

“Ndryshimet në projekt statut janë të karakterit formal. Më vjen keq që nuk u morën në konsideratë propozimet e mia”- thekson Biberaj i cili shton se në statutin aktual të PD nuk janë bërë ndryshime thelbësore.
“PD duhej të shënonte fillimin e një epoke të re, dhe mendoj që pas 19 vitesh PD kishte nevojë për një statut që të ishte më afër partive evropiane, të SHBA-së dhe ato angleze. Duhej të ishte impelementuar parimi një anëtar një votë.” – theksoi sot ish deputeti I PD-së në një intervistë për NEËS24.
Ai shtoi se “ Detyra e lidershipit ishte të merrnin në konsideratë propozimet e tij pasi “ishin parimet e demokracisë” dhe ai vazhdon të këmbëngulë në këto parime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›