E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, deficiti publikpër 2010 rrezikon tëjetë më i lartë

ATHINË- Deficiti publik i Greqisë për vitin 2010 do të jetë më i lartë se 9,4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, marrë si bazë nga ligji i Financave 2011, theksoi sot ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu.

"Ne kemi filluar me një deficit prej 15,5 për qind në vitin 2009 dhe deficiti për vitin 2010 do të jetë më i lartë se 9,5 për qind'', konfirmoi ministri për radion greke ''Real FM'', ndërkohë që Autoriteti Statistikor Grek do të publikojë në të ardhmen vlerësimin e shumës së deficitit.

''Një përkeqësim i tillë do të ketë një ndikim mbi borxhin i vlerësuar me 142,5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në buxhetin e vitit 2011'', shtoi ministri.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që Greqia mund të riblejë një pjesë të borxhit të saj, nëse përfiton para të mjaftueshme nga një sërë programesh privatizimi që mund ti sjellin buxhetit një shumë prej 50 miliardë eurosh deri në vitin 2015.

''Por kjo nuk është zgjidhje problemi nuk mund të zgjidhet me një mjet të vetëm, duhen kombinuar shumë mjete të tjera'', theksoi ai.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›