E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pres. Obama ben thirrje per pakesimin e importeve amerikane te naftes

Presidenti Barak Obama ka bere thirrje per pakesimin e 1/3 se importeve amerikane te naftes nga viti 2005 nderkohe qe ai kerkon pakesimin e varesise se vendit nga burimet e huaja te energjise.

Ne nje fjalim te mbajtur ne Washington presidenti Obama ka thene se nuk ka zgjidhje te shpejte per rritjen e cmimit te karburantit dhe se Shtetet e Bashkuara duhet te rrisin pavaresine energjetike per tu bere me te sigurt.

Ai ka thene se eshte e sigurt se kerkesat globale per energjine do te rriten me shpejte se sa furnizimet nderkohe qe Kina dhe India po rriten dhe dy miljarde njerezit e ketyre vendeve do te konsumojne me shume mallra do te shfrytezojne me shume makina dhe energji.

Ai ka thene se kur u zgjodh president Shtetet e Bashkuara importonin 11 milione fuci nafte ne dite. Presidenti Obama tha se synimi i tij eshte pakesimi i kesaj shifre me nje te treten ne pak me shume se nje dekad.

Ai beri thirrje qe Shtetet e Bashkuara te nxjerrin nafte nga burimet e tyre dhe te prodhojne me shume karburant te gjejne alternative me te pastra per prodhimin e karburantit dhe te prodhojne makina dhe kamiona me efecient.

                

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›