Mal i Zi, tubime“Jemi shqiptarëflasim shqip”
TIRANE- Këshilli Nacional i Shqiptarëve ne Malin e zi organizoi dje tubime me qytetarët e Plavës e Gucisë, Malësisë, Tivarit dhe Ulqinit me moton “Jemi shqiptarë, flasim shqip” me qëllim të njohjes së opinionit publik mbi procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili do të mbahet në Mal të Zi prej 1 deri më 15 prill. Zeri i amerikes informon se në këto tubime u shpreh shqetësimi për disa parregullsi që vërehen që në fazën e përgatitjes së procesit të regjistrimit siç janë mungesa e formularëve në gjuhën shqipe, numri i vogël i instruktorëve dhe regjistruesve nga komuniteti shqiptar etj. Në këtë kuadër, Këshilli Nacional i Shqiptarëve ka formuar Komisionin Vëzhgues, i cili do te evidentojë të gjitha parregullsitë dhe me ato do të njoftohen strukturat vendore dhe faktori ndërkombëtar.
(s.g/Voa/BalkanWeb)
(s.g/Voa/BalkanWeb)